Kompania Arlis është themeluar në vitin 2008 me selinë Rr. Muhedin Llagani, Pallati 12 Katësh (Vala), Kati. 1, Nr. 7, Pranë Policisë Bashkiake, Tiranë - Shqipëri.
Aktiviteti i kompanisë është zbatimi dhe projektimi i ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim taracime, prodhime elementesh të parafabrikuara, betoni e betonarme, ndërtime civile e turistike, rrugë, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karpentierie, investime në sektorin e energjetikes.
Është një ndër kompanitë lider në tregun shqiptar dhe jep kontributin e saj, sidomos në objektet residenciale, duke plotësuar kështu kërkesat e vazhdueshme urbanistike.
Arlis zhvillon dhe aplikon teknologjitë më të sofistikuara. Zbatimi i teknologjive të reja mundëson një avantazh konkurues të kompanisë në treg, në aspektet teknike të izolimit termik, izolimit akustik, fasadë me suvagrafiato, fasadë e ventiluar e të tjera.
Cilësia e ndërtimit në rritje të vazhueshme është thelbësore për nga rëndësia, pasi duhet të sigurojë jetëgjatësinë për shumë dekada.
Arlis është ndërtuar mbi vlera ekselence dhe integriteti të testuara në kohë. Kjo do të thotë të punosh mbi standartet e etikës më të larta dhe të kesh matës cilësinë në projekte.
Duke pasur parasysh sukseset e njëpasnjëshme në Tiranë e më gjerë, Arlis, është tashmë dhe në tregun e huaj si atë amerikan, duke investuar për diversifikimin e portofolit të saj në shtetin e Florida-s (Tampa).
Kompania ka në princip ndërtimin e marrëdhënieve afat-gjata, në partneritetin e ndërsjellë me nënkontraktorë dhe me klientet, raporte të cilat janë bazuar në besim, respekt dhe bashkëpunim.
Çelsi i suksesit tonë qëndron në bashkëpunimin me një staf të talentuar dhe të kualifikuar. Realizojmë projektet që nga ideimi e deri tek zbatimi në kohë, duke ndjekur metodat bashkëkohore të tregut. Me një përvojë të gjerë në industrinë e ndërtimit, stafi ynë i përmbush të gjitha kërkesat dhe pritshmëritë e klienteve.